Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thirrur seancën urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në orën 12:45.
Kjo mbledhje u caktua për shkak të protestave që u mbajtën dje e sot në Beograd dhe Novi Sad.
Në këto protesta pati tensione të shumta. U raportua se policia përdori dhunë ndaj protestuesve. Janë publikuar edhe pamje të arrestimit të politikanëve të opozitës në Serbi.
Sava Manojloviq, udhëheqësi i lëvizjes “Fillo dhe ndrysho”, është transferuar në emergjencë sipas mediave serbe.
Në të njëjtën kohë, deputetët e opozitës dhe këshilltarët e qytetit po bllokojnë gjykatën në Novi Sad për shkak të aktivistëve të arrestuar që kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë e Novi Sadit në Stacionin Hekurudhor nga e cila mbetën të vdekur 15 persona.