Tensionet në tubimin e VV’së në Skenderaj, shoqërohet në polici Lavdim Jashari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tensionet në tubimin e VV’së në Skenderaj, shoqërohet në polici Lavdim Jashari

    Insajderi
    27 January 2025 - 19:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i VV’së për kryeministër, Albin Kurti nuk është pritur mirë në Skenderaj. Me arritjen e Kurtit në ambientet ku pritej të mbahej tubimi elektoral, ka pasur tensione mes simpatizantëve të PDK’së dhe VV’së.

    Si pasojë, është dashur të intervenojë edhe Policia e Kosovës, ku Lavdim Jashari, është shoqëruar së bashku me disa qytetarë të tjerë.

    Ky kundërshtim vije, pas deklaratave fyese të pushtetit ndaj figurave kryesore të UÇK-së.

    Përndryshe, Lavdim Jashari është nip i Ali Jasharit, i vrarë gjatë sulmeve të serbëve drejt familjes Jashari.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark