
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me sulmet ndaj policisë së Kosovës në veri dhe ka bërë apel që të shmanget çdo provokim.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Meta ka shkruar se dënon sulmet e armatosura ndaj Policisë së Kosovës.
“Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktet e papranueshme të dhunës dhe sulmet e armatosura ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit ndërkombëtar në Veri të Republikës së Kosovës dhe u bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të venë sa më parë para drejtësisë autorët e tyre” – shkroi ai.
Derisa shtoi se apelon për shmangie të çdo provokimi.
“Apeloj fuqimisht domosdoshmërinë e shmangies së çdo provokimi dhe në veçanti të përshkallëzimit të çdo forme tensioni që minon sigurinë në Kosovë dhe që rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë” – shkroi Meta.