×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tensionohen edhe më tej marrëdhëniet Gjermani-Rusi

    Insajderi
    28 November 2024 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria gjermane thirri ambasadorin rus të enjten lidhur me dëbimin e dy gazetarëve gjermanë, ndërsa e akuzoi Moskën për përhapjen e lajmeve të rreme lidhur me trajtimin e mediave ruse në Gjermani.

    Rusia tha një ditë më parë se do të dëbonte një gazetar dhe një kameraman të kanalit televiziv gjerman ARD si një përgjigje simetrike ndaj veprimit gjerman lidhur me dëbimin e dy gazetarëve të rrjetit rus “Channel One”. Berlini mohoi të kishte dhënë urdhër për dëbimin e gazetarëve rus.

    “Dëbimi i ekipit të gazetarëve të rrjetit ARD nga Rusia është i papranueshëm dhe justifikimi është thjesht i gabuar dhe gënjeshtër. E dënojmë këtë veprim në termat më të ashpra dhe për këtë arsye kemi thirrur ambasadorin”, tha Annalena Baerbock, Ministre e Jashtme e Gjermanisë.

    Kryediplomatja gjermane tha se vendi i saj e ka përjetuar betejën propagandistike që nga fillimi i luftës. (A2 Televizion)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark