Seanca e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohej ligji për veteranët e luftës është ndërprerë pas tensionimit të situatës gjatë fjalimit të deputetes së Vetëvendosjes, Aida Dërguti.
Dërguti ka kundërshtuar kategorizimin në grupe të pjesëtarëve të UÇK-së ndërsa ka shtuar se në grupin e parë, aty ku veteranët do të marrin më shumë para, ka përfaqësues të organizatave të veteranëve.
Kjo ka nxitur reagimin e ashpër të përfaqësuesve të veteranëve – Nasim Haradinaj e Hysni Gucai – të cilët nga pjesa ku ndodhen mysfairët gjatë seancës, kanë filluar të ngrisin zërin në drejtim të deputetes.
Në këto rrethana, kryesuesi i seancës ka ndërperë atë për pesë minuta.