Tensionohet situata: Një brigadë ushtarësh çeçenë të armatosur deri në dhëmbë nisen për në Ukrainë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tensionohet situata: Një brigadë ushtarësh çeçenë të armatosur deri në dhëmbë nisen për në Ukrainë

    Insajderi
    02 March 2022 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, ka postuar një video në rrjetin e tij social të një brigade ushtarësh çeçenë duke u nisur për në frontin e luftës në Ukrainë.

    Kadyrov ka shkruar se janë duke shkuar në luftë dhe i ka porositur ukrainasit që të “mos ikin”.

    “Shejtanët siç i quani Çeçenët, së shpejti do ju arrijmë. Mos ikni, duam të ju përfundojmë”, ka shkruar ai.

    Po shënohet dita e shtatë prej kur Ukraina u sulmua nga Rusia, ndërsa ukrainasit nuk po e dorëzojnë vendin e tyre. Rusia është bërë edhe më agresive në 24 orët e fundit. Ka sulmuar veçanërisht kryeqytetin Kyiv dhe Kharkiv, ndërsa në orët e para të mëngjesit kanë sulmuar edhe në Zhytomyr. Më poshtë gjeni të gjitha ngjarjet e ditës së sotme lidhur me Ukrainën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark