Tentativa e 14’të, vazhdon edhe sot seanca konstituive - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentativa e 14’të, vazhdon edhe sot seanca konstituive

    Insajderi
    11 May 2025 - 08:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të premten dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar kuvendin. Ngjarja rrodhi pak a shumë si herët e fundit, kryesuesi Avni Dehari kërkoi propozimet për anëtar të komisionit për votim të fshehtë, por një gjë e tillë s’kaloi.

    Për disa herë me radhë partitë opozitare kanë thënë se nuk e përkrahin votimin e fshehtë, pasi sipas tyre nuk është kushtetuese të ndërrohet mënyra e votimit.

    Pas dështimit, kryesuesi Avni Dehari e ndërpreu seancën dhe njoftoi se e njëjta do të vazhdojë më 11 maj në ora 10:00.

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, të premten tha se i kanë siguruar 10 nënshkrime për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese “ngërçin” në Kuvendin e Kosovës.

    Ajo tha se pos pesë nënshkrimeve të AAK-së, nënshkrime dhanë edhe ata të LDK-së meqë minimalisht duhet të jenë 10 për t’iu drejtuar Kushtetueses.

    “I kemi siguruar nënshkrimet për të hënën për këtë shkelje kushtetuese kalimi nga votimi i hapur në votim të fshehtë në mes të votimeve konsiderojmë që është shkelje ligjore dhe do t’i adresohemi Kushtetueses.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark