Tentativa e 27’të, vazhdon edhe sot seanca konstituive - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentativa e 27’të, vazhdon edhe sot seanca konstituive

    Insajderi
    05 June 2025 - 08:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për të 26-tën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës dje dështuan ta konstituojnë legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Komisioni për votimin e fshehtë për votimin e kryetarit të Parlamentit, as në seancën e kaluar nuk e mori “Dritën e gjelbër” nga ligjvënësit e betuar.

    Kjo iniciativë e kryesuesit Avni Dehari, nuk mori më shumë se 52 vota, një votë kundër, kurse abstenime s’pati.

    Derisa sot, jo 48 por veç 24 orë pas, do të tentohet për herën e 27-të që të bëhet funksionalizimi i Kuvendit.

    Mbetet të shihet, nëse një ditë para Kurban Bajramit, do të ndodhë ndonjë lajm të gëzuar apo do të vazhdojë avazi i njëjtë i shtyrjes.

    Seanca pritet të nisë me fillim nga ora 11:00/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark