Tentativë vrasjeje në rrugën Klinë-Gjakovë, plagoset një burrë që udhëtonte me familjen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentativë vrasjeje në rrugën Klinë-Gjakovë, plagoset një burrë që udhëtonte me familjen

    Insajderi
    03 August 2025 - 12:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është plagosur në orët e para të së dielës në rrugën Klinë-Gjakovë, në afërsi të fshatit Kramovik.

    Ai ka qenë duke udhëtuar me familjarët e tij.

    Kështu tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, për Gazetën Insajderi.

    “Sot në orët e hershme të mëngjesit, është pranuar informata se një mashkull i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor, pasi ishte qëlluar me armë zjarri. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 01:00, në rrugën Klinë–Gjakovë në afërsi të fshatit Kramovik. Sipas të dhënave fillestare, viktima kishte qenë duke udhëtuar me familjarët e tij. Në ndërkohë kishte dalë nga vetura me të cilën po udhëtonte dhe në afërsi të rrugës është qëlluar nga një drejtim ende i panjohur. Viktima aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij është iniciuar rasti “Vrasje në tentativë”. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark