Bëhet fjalë për një françizë të serialit “Valley of the Wolfes – Coup”, ku luan Polat Alemdar kundër puçistëve.
Një tentim grushtet i fuqishëm por megjithatë i dështuar, ajo që ndodhi në Turqi para pak javësh dikë e ka inspiruar për të realizuar një film bazuar në krejt këtë histori.
Pana Film- kompani nga Turqia thotë se ka realizuar intervista dhe ka pamje ekskluzive nga nata e 15 e 16 korrikut kur edhe u provua një grushtet në Turqi, çka më pas doli të jetë një revolucion në rrugë dhe një ndeshje e vetë Erdoganit me medien sociale të cilën ai vetë dikur e kishte urryer e quajtur si një prej mallkimeve më të mëdha që i kanosen njerëzimit.
Mbi 200 persona kanë vdekur e 2 mijë të tjerë kanë mbetur të lënduar nga ky tentim grushtet.
Një James Bond turk thuhet të jetë po ashtu pjesë e këtij dokumentari, personazh i krijuar nga regjisorët që do të merren me krijimin e projektit. Bëhet fjalë për një françizë të serialit “Valley of the Wolfes – Coup”, ku luan Polat Alemdar kundër puçistëve. /Insajderi.com