Një person nga Fushë Kosova ka tentuar që të vetëvritet duke konsumuar sasi të tepruar të medikamenteve të llojeve të ndryshme.
Siç njofton Policia e Kosovës, ai është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ai është jashtë rrezikut për jetë, njofton policia.