Një person është plagosur të premten në Hajvali.
Viktima ka raportuar se i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe si pasojë është plagosur.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe si pasojë i njëjti është plagosur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike. Nuk raportohet për të arrestuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njoftoj policia.