![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Një tentim vrasje ka ndodhur dje (e shtunë) në Ferizaj.
Policia ka njoftuar se një person derisa ishte në veturë është sulmuar me armë zjarri nga një i dyshuar.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ka qenë ne veturë me dy shokë, ka ardhur një veturë tjetër nga e cila një i dyshuar mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tyre, dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor dhe sipas mjekut viktima ka pësuar lëndime nga copëzat e xhamit si pasoj e shkrepjes me armë. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja”, njofton Policia.
I dyshuari ende nuk është gjetur nga policia.
Rasti po hetohet.