Sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës, janë regjistruar 2 raste të tentim vrasjes.
Një rast është raportuar të ketë ndodhur në Prizren, ndërkaq tjetri në Istog.
Bazuar në raportin e policisë, një person në Prizren është arrestuar pasi kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, por, nuk e kishte qëlluar, shkruan Insajderi
Policia ka arritur të sekuestrojë një gëzhojë dhe nga i dyshuari kanë sekuestruar pistoletën.
Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prizren 28.07.2022 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar por nuk e kishte qëlluar. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, ndërsa nga i dyshuari e kanë sekuestruar pistoletën e cila dyshohet se ishte përdorur në rast. Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.
Në anën tjetër në Istog raportohet se një burrë ka pranuar tretman mjekësor pasi ishte sulmuar me thikë nga një person tjetër i cili u arrestua.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Istog 28.07.2022-19:17. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretmanin mjekësor pasi i njejti është sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport./Insajderi.org