Policia e Kosovës, dje ka arrestuar dy persona në fshatin Potok të Podujevës, shkruan Insajderi.
Të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar.
Si pasojë, i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, kanë konfiskuar armën e zjarrit që është përdorur në rast AK-47 me një karikator dhe 9 fishekë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.