Tentim vrasje në Prizren – qëllon frigoriferin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentim vrasje në Prizren – qëllon frigoriferin

    Insajderi
    20 September 2018 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë rreth orës 22:15, në rrugën “Agim Shala” në Prizren ka ndodhur një tentativë për vrasje.

    Policia ka bërë hetimet fillestare lidhur me këtë rast dhe njofton se ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari D.S. ka shtënë me armë zjarri të llojit të panjohur në drejtim të viktimave.

    Për fat, plumbi e ka goditur vetëm xhamin dhe frigoriferin e një dyqani.

    I dyshuari mësohet se ka shtënë nga vetura, ku ishte edhe me disa persona tjerë.

    “Në vendin e ngjarjes policia dhe krim teknikët kanë kryer hetime me ç’rast në cilësi të provës është gjetur dhe sekuetruar një predhë e fishekut e llojit të panjohur. I dyshuari është arratisur, ndërkaq po punohet për arrestimin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark