Tentoi i sjell në Kosovë 100 fishekë përmes aeroportit, kapet nga oficerët doganor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentoi i sjell në Kosovë 100 fishekë përmes aeroportit, kapet nga oficerët doganor

    Insajderi
    14 December 2021 - 08:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dogana e Kosovës ka njoftuar se në valixhen e një udhëtari që po udhëtonte nga Brukseli për në Prishtinë, janë gjetur 100 fishekë 8 mm.

    Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Dogana ka bërë me dije se për arsye të natyrës së mallit, rasti konform procedurës i është dorëzuar policisë.

    “Përmes linjës së fluturimit Bruksel – Prishtinë ka arritur një udhëtar i cili ka kaluar në kanalin e gjelbër dhe është selektuar për kontroll nga oficerët doganor. Pas imazheve të skanimit është kërkuar edhe kontrolli fizik i valixhes dhe gjatë kontrollit fizik të valixhes është hasur në mall të ndaluar respektivisht fishek 8 mm në sasi prej 100 copë.

    Për arsye të natyrës së mallit, pasi hyn në kategorinë e mallrave të ndaluara për import, pa leje përkatëse, rasti konform procedurës i është dorëzuar policisë”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark