Një person ka raportuar se kishte hasur në disa persona duke prerë dru, ku njëri prej tyre e ka sulmuar fizikisht duke tentuar ta sulmoj me një mjetë të mprehtë (thikë) dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Botushë të Gjakovës.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se kishte hasur në disa persona duke prerë dru, njëri prej tyre e ka sulmuar fizikisht duke tentuar ta sulmoj me një mjetë të mprehtë thikë dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Rasti është cilësuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.