Tentoi ta puthë pa dëshirë Loredanën në buzë, Jozi: Jam gjithmonë ai që insistoj – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Tentoi ta puthë pa dëshirë Loredanën në buzë, Jozi: Jam gjithmonë ai që insistoj

    Insajderi
    14 January 2025 - 21:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një moment i tensionuar ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

    Gjatë një sfide të organizuar nga Vëllai i Madh, ku banorët ishin të detyruar të përqafoheshin dhe të jepnin puthje sa herë që kënga e artistit turk Tarkan “Kiss Kiss” luhej.
    Gjatë këtij momenti, shumica e banorëve e respektonin rregullin, duke u përqafuar dhe puthur miqësisht në faqe.

    Megjithatë, Jozi dukej se e shfrytëzoi mundësinë për të shkuar më tej, duke u përpjekur ta puthte Loredanën në buzë, një veprim që shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga ajo.

    Në “Prime”, Loredana shihet se në dhomën e rrëfimit ka thënë se ndodhej në panik.

    Ajo tha se ai nuk ka respektuar hapësirën e saj.

    “Unë nuk pranoja kontakt fizik me të, ai ndjen se kishte lejen që të afrohej dhe nuk respekton fjalën time dhe për këtë arsye edhe jam step”, tha ajo.

    Ndërsa Jozi u përgjigj: Jam gjithmonë ai që insistoj për një puthje e përqafim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark