Tentoi ta vriste një person, ekstradohet nga Italia 26-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentoi ta vriste një person, ekstradohet nga Italia 26-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

    Insajderi
    26 September 2025 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është ekstraduar nga Italia një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi tentoi ta vriste një person në vitin 2024.

    26-vjeçari, Kristjan Lulaj, ishte shpallur në kërkim, sepse në maj 2025, Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

    Më 02.04.2024, shtetasi K. L. ka plagosur me armë zjarri, shtetasin E. P., në fshatin Baks, Velipojë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark