Tentoi të fuste 1000 fishekë në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentoi të fuste 1000 fishekë në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari

    Insajderi
    15 September 2025 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 55-vjeçar është arrestuar nga autoritetet e Shqipërisë, i cili dyshohet se tentoi të fuste në territorin e vendit 1000 fishekë arme gjahu dhe rreth 20 mijë euro të padeklaruara.

    Sipas policisë, gjatë kontrollit në kamionin e K.A., shërbimet e Policisë Kufitare gjetën të fshehura në kabinë, 1000 fishekë arme gjahu, dhe rreth 20 000 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me kamionin, pasaportën dhe celularin e 55-vjeçarit.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark