Policia ka ndaluar dy maroken të cilët janë përpjekur që të trafikojnë imigrant për në Spanjë, dy të fshehur në veturë dhe një në valixhe, shkruan BBC.
Kur policia kishte kontrolluar një veturë ditën e martë, dy persona janë gjetur të fshehur në atë veturë.
Gruaja dhe burri, te cilët dyshohen se janë nga Guinea, kanë marrë ndihmë mjekësore pasi qe kishin mbetur pa ajër.
I ndarë nga këta të dy, një burrë afrikan është gjetur i fshehur në valixhen e një gruaje.
Një grua 22 vjeçare marokene ishte munduar që ta trafikoj nëpër Ceuta, mirëpo zyrtarët doganore kane detyruar që ta hap valixhen, me ç’rast edhe e kanë ndaluar.