Tentoi të futet ilegalisht në Kosovë, serbit i konfiskohen 300 zogj pulash – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentoi të futet ilegalisht në Kosovë, serbit i konfiskohen 300 zogj pulash

    Insajderi
    20 May 2022 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës e ka ndaluar në Leposaviq të dyshuarin mashkull shtetas të Serbisë, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer vepra penale, duke tentuar që përmes rrugëve alternative të futet në territorin e Kosovës.

    Sipas policisë, gjatë kontrollit në veturë i janë gjetur 300 zogj pulash, të cilët në konsultim me prokurorin janë dorëzuar në terminalin doganor në Mitrovicë.

    Në raport thuhet se i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

    “Njësitet policore kanë ndalur të dyshuarin mashkull shtetas i Serbisë me veturën e tij, nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprat e cekura, duke tentuar që përmes rrugëve alternative të futet në territorin e RKS-së. Gjatë kontrollit në veturën e tij  kanë gjetur 300 zogj pulash, të cilët në konsultim me prokurorin janë dorëzuar në terminalin doganor në Mitrovicë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark