Tentoi të hap derën e sigurisë së avionit, indiani shkakton panik në Rinas - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentoi të hap derën e sigurisë së avionit, indiani shkakton panik në Rinas

    Insajderi
    12 September 2024 - 10:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një indian që po deportohej nga Shqipëria drejt Indisë, shkaktoi goxha panik të martën rreth orës 20:00.

    Ai është munduar të hapë një nga dyert e avionit duke tërhequr dorezën e sigurisë. Emri i tij nuk dihet, por avioni është ndaluar në pistë pak momente pas incidentit, duke mos mundur të niset.

    Stafi i stjuardesëve ka vepruar në mënyrë të shpejtë.

    Siç shihet në video, personi është i shtrirë në dyshemenë e avionit, pranë derës që ndodhet te kabina.

    Nëse një veprim i tillë do të kryhej në fluturim, pasojat do të kishin qenë edhe më të rënda./ euronews


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark