Sot në pikën e kalimit kufitar Qafë Morinë, në hyrje nga territori i Shqipërisë për në Kosovë, policia ka ndalur për kontrollim një veturë me targa të Shqipërisë. Veturën e drejtonte A.I., viti i lindjes 2000, mashkull, shtetas i Shqipërisë.
Pas përzgjedhjes së automjetit për kontrolle në vijën e nga ana e zyrtareve policorë, është vërejtur se në ulësen e pasme kishte një bidon në të cilin kishte futur substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë rreth 1 (një) kg.
“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Prokurorisë Themelore ne Gjakovë dhe të gjitha njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin.
I dyshuari është arrestuar dhe substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar”, njofton policia.