Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Obiliq, nën dyshimin se ka tentuar të sulmojë një burrë tjetër.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar kishte tentuar që ta sulmojë fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.