×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentoi t’i ikte policisë, u arrestua në shtëpinë e tij- Prokuroria në Prizren i ngrit aktakuzë të akuzuarit për shitje të marihuanës e kokainës

    Insajderi
    14 November 2024 - 11:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur për ngritjen e aktakuzës ndaj R.Ç., për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    Në komunikatën e Prokurorisë, thuhet se I dyshuari shpërndante drogë të llojit kokainë dhe marihuana, si dhe e mbante në shtëpinë e tij e e shiste në sasi të vogla për persona të ndryshëm në Prizren, shkruan Insajderi.

    “Sipas aktakuzës, i pandehuri R.Ç., më datë 22.08.2024 rreth orës 11:15min në Prizren, saktësisht në shtëpinë e tij, pa autorizim shpërndanë dhe ofron për shitje substanca të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, dhe atë të llojit “kokainë” dhe “marihuanë”, në atë mënyrë që narkotikun e siguruar përmes rrugëve ilegale e mban në shtëpinë e tij nga ku fillon shitjen në sasi të vogla personave të ndryshëm në qytetin e Prizrenit”, thuhet në njoftim.

    Sipas aktakuzës, i dyshuari ishte hasur në lagjen “Bazhdarhana” në Prizren nga policia, mirëpo që i njëjti kishte ikur në shtëpinë e tij ku edhe ishte arrestuar. Të njëjtit iu janë sekuestruar një sasi e madhe e llojit marihuana dhe e llojit kokainë.

    “Saktësisht në dhomën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar: një qese brenda së cilës ishin tridhjetë qese plastike me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë prej 32.03 gram, një qese me narkotik të llojit “marihuanë” me peshë 0.28 gram, një qese brenda së cilës janë njëzetë e tre qese plastike me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 13.79 gram, një çantë e zezë krahu me mbishkrimin “NIKE” brenda së cilës është një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 177.18 gram, 3 qese me substancë narkotike të llojit “kokainë” me peshë prej 5.32 gram, gjashtë paketime me qese te zbrazëta që shërbejnë për paketim të narkotikëve dhe dy peshore “constant” ngjyrë e zezë dhe metalike, të cilat substanca narkotike pas ekzaminimit dhe ekspertimit nga Laboratori i Agjencisë Kosovare për Forenzikë, rezultojnë për narkotikë të llojit “marihuanë” me peshë të përgjithshme prej 223.28 gram, si dhe narkotikë të llojit “kokainë” me peshë prej 5.32 gram”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark