Një person është arrestuar në Lipjan, pasi i njëjtit kishte tentuar t’i korruptojë zyrtarët policorë, shkruan Insajderi.
I njëjti sipas policisë me qëllim që të mos i shqiptohet një tiketë e trafikut për një kundërvajtje të kryer në trafik gjatë ngasjes së veturës së tij ka tentuar t’u jep ryshfet në vlerë prej 20€ zyrtarëve policorë.
Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.