Tentoi t’i korruptonte policët me 50 euro, arrestohet 21 vjeçari nga Prizreni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentoi t’i korruptonte policët me 50 euro, arrestohet 21 vjeçari nga Prizreni

    Insajderi
    12 July 2022 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Shqipërisë ka njoftuar se është arrestuar një 21 vjeçar nga Prizreni, pasi tentoi të korruptonte policinë kufitare, me qëllim kalimin e kufirit me një motomjet të dyshuar të trafikuar.

    Policia ka bërë të ditur se specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin B. Th., 21 vjeç, banues në Prizren, Kosovë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.

    Ndërsa, motomjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Njoftimi i policisë:

    Morinë, Kukës

    Goditet, gjatë kontrolleve me përzgjedhje, një rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Kufitare.

    Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, me qëllim kalimin e kufirit me një motomjet të dyshuar të trafikuar, vihet në pranga 21-vjeçari kosovar.

    Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të kontrolleve të pandërprera, për goditjen e veprimtarive të paligjshme në kufi, përmes kontrolleve me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, motomjetin me drejtues shtetasin B. Th., 21 vjeç, banues në Prizren, Kosovë.

    Shërbimet e Policisë, në vijim të kontrollit, i kanë kërkuar 21-vjeçarit që të paraqesë dokumentet përkatëse të motomjetit. Ky shtetas, për të shmangur verifikimin e dokumenteve, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke u dorëzuar një dokument mjeti, së bashku me një kartëmonedhë me prerje 50 euro.

    Nga verifikimi rezultoi se ky shtetas kishte dorëzuar një dokument që i përkiste një motomjeti tjetër, të ndryshëm nga motomjeti që ai drejtonte.

    Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin B. Th., 21 vjeç, banues në Prizren, Kosovë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.

    Motomjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark