Tentoi t'ia anulojë LDK'së një votë të vlefshme, ky është këshilltari i Arben Vitisë dhe aktivisti i VV'së që shkaktoi incidentin në QNR - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentoi t’ia anulojë LDK’së një votë të vlefshme, ky është këshilltari i Arben Vitisë dhe aktivisti i VV’së që shkaktoi incidentin në QNR

    Insajderi
    11 February 2025 - 20:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë është detyruar të ndërhyjë Policia e Kosovës, pas përplasjes mes komisionerëve.

    Pamjet kanë dalë nëpër rrjete sociale, ku shihet komisioneri i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili tenton ta anulojë një votë të pavlefshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

    Komisioneri në fjalë nga radhët e LVV’së është Egzon Azemi, i cili është njëherësh edhe këshilltar politik i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

    Azemi ka funksione edhe në Lëvizjen Vetëvendosje në Prishtinë.

    Kjo nuk është hera e parë që Azemi i sjell probleme organeve të rendit. Ai ka aktakuzë aktive edhe për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit. Azemi bashkë me zëdhënësin e VV’së, Arlind Manxhukën, akuzohen se kanë kanosur Mentor Bajraktari dhe prokurorin special Afrim Shefkiu. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark