Tenton ta vrasë për shkak të mbeturinave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tenton ta vrasë për shkak të mbeturinave

    Insajderi
    08 August 2016 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person i cili pas një mosmarrëveshjeje rreth disa mbeturinave, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

    Rasti ka ndodhur dje në fshatin Karaqevë e Ulët të Komunës së Kamenicës.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth disa mbeturinave që i kishte hedh viktima i njëjti kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull K-Shqiptar”, thuhet në komunikatën e policisë.

    Raportohet se viktima nuk ka pësuar lëndime, përderisa nga i dyshuari është konfiskuar një revole e llojit  TT që dyshohet se është përdorur në rast.

    Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark