×
  • Lajme
  • Lajme

    Tenton t’i vihet zjarri ëmbëltores në veri ku Sveçla e çoi Bahtirin për limonadë

    Insajderi
    14 July 2024 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ëmbëltorja “SAR” në veri të Mitrovicës ka qenë cak i një tentimi të zjarrvënieje në orët e para të së dielës.

    Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi zëvendës-drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

    Elshani bëri të ditur se nga ky tentim për zjarrvvënie janë shkaktuar dëme të vogla materiale ndërsa të dyshuar nuk ka për momentin.

    “Rreth ores 03.30 ka pas tentim zjarrëvënie në Mitrovica Veri. Dëme të vogla materiale janë shkaktu. Për momentin nuk kemi të dyshuar”, tha Elshani.

    Sipas disa raportimeve, bëhet fjalë për të njëjtën pastiqeri ku ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shkoi me ministrin Elbert Krasniqi dhe ish-kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, për limonadë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark