![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar dy burra, vëllezër mes veti, në Prishtinë, pasi të njëjtit dyshohen se tentuan qe më anë të detyrimit të përfitojnë nga një tjetër një shumë parash prej 43 mijë euro.
Policia ka kryer kontrolle në shtëpitë e tyre dhe si prova materiale ka sekuestruar: një pistoletë me gaz me tetë copë fishekë dhe dy telefona
“Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër) nën dyshimin se të njëjtit kanë tentuar që me anë të detyrimit të përfitojnë nga viktima mashkull kosovar një shumë parash prej 43000€, të cilat sipas tyre viktima ka luajtur më herët lojëra të fatit në lokalin e tyre dhe u ka borxh. Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe banesat e tyre, si prova materiale janë sekuestruar: një pistoletë me gaz me tetë copë fishekë dhe dy telefona. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.