Tentuan të hynin në uzinën e Gramshit, gjykata lë në burg rusët dhe ukrainasin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentuan të hynin në uzinën e Gramshit, gjykata lë në burg rusët dhe ukrainasin

    Insajderi
    20 September 2022 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Apelit ka lënë në burg dy rusët dhe ukrainasin që tentuan të hynin në uzinën e Gramshit.

    Dy rusët, Mikhail Zorin e Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatov sulmuan rojet në uzinën e Gramshit dhe janë të akuzuar pë spiunnazh. Ata kanë dalë sot para gjykatës, duke kërkuar lehtësim të masës së sigurisë, pasi ishin lënë në masën “arrest në burg” nga shkalla e parë.

    Gazetari i ABC Leonidha Musai, raportoi më herët se ukrainasi, Fedis Albatov është përlotur para trupit gjykues. Ai pretendonte se nuk ka qenë kurrë në Rusi dhe se këtë shtet e konsideron si armik për shkak të luftës në Ukrainë. Ai gjithashtu rrëfeu  se nga bombardimet ruse në Ukrainë vëllai i tij ka mbetur i gjymtuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark