Tentuan të vrisnin me thikë një person në Klinë – arrestohen dy të dyshuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentuan të vrisnin me thikë një person në Klinë – arrestohen dy të dyshuar

    Insajderi
    15 July 2025 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për përfshirje në një rast të rëndë penal në Klinë.

    Sipas njoftimit zyrtar, ata dyshohen për veprat penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” dhe “Shtytje në vrasje të rëndë”.

    Ngjarja ndodhi më 14 korrik, rreth orës 21:20, kur Qendra e Mjekësisë Familjare në Klinë njoftoi policinë se një person ishte plagosur me mjet të mprehtë, konkretisht me thikë, dhe ishte dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.

    Policia reagoi menjëherë, por në vendin e ngjarjes nuk u gjetën të dyshuarit. Më vonë, rreth orës 23:10, të dy të dyshuarit u paraqitën vetë në Stacionin Policor në Klinë, pas kontaktit me hetuesit.

    Pas intervistimit nga Sektori Rajonal për Hetime, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark