Teologu Mustafë Bajrami ‘solidarizohet’ me popullin nikoqir të Kupës së Botës – shkon në emision me veshje kombëtare të Katarit – Insajderi
×
Botërori 2022

Teologu Mustafë Bajrami ‘solidarizohet’ me popullin nikoqir të Kupës së Botës – shkon në emision me veshje kombëtare të Katarit

Insajderi
20 November 2022 - 23:23
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot ka filluar kompeticioni më i madh në botë – Kupa e Botës.

Ndeshja e parë e “Qatar 2022” ishte ajo ndërmjet nikoqirit, Katarit dhe Ekuadorit.

Ekuadori ishte më i mirë gjatë gjithë ndeshjes duke fituar në fund me rezultat të pastër, 0-2.

Për të analizuar ndeshjen, i ftuar në emisionin “Favoriti i Botërorit” në T7, ishte edhe Teologu, Mustafë Bajrami, i cili kishte befasuar të pranishmit në studio me veshjen e tij.

Bajrami tha se është “solidalizuar” me popullin e Katarit, ku edhe kishte kaluar disa vite të jetës së tij, duke shkuar në emision i veshur me ‘Dishdashe’ (Veshja kombëtare e Katarit).

VIDEO:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark