Teoria e Albinit për marrëveshje mossulmimi me Serbinë përrallë që i kënaqi gërnaqat - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Teoria e Albinit për marrëveshje mossulmimi me Serbinë përrallë që i kënaqi gërnaqat

    Insajderi
    22 June 2021 - 12:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkruan Fadil Kajtazi

    1. Njeriu më naiv i kupton kapacitetet ushtarake të Kosovës për ta sulmuar Kosova Serbinë. Në konceptin gërnaqian Albini le përshtypjen e një kryeministri i cili e ka gishtin në butonin e raketave bërthamore dhe vetëm sa nuk e ka shtypur. Atij për shkaqe etike po i dhimbset Serbia dhe po e lut që të bëjë marrëveshje mossulmimi;
    2. Kjo parullë po përdoret nga Kurti për të kamufluar aktivitetin e tij të futjes së Kosovës në konflikt me SHBA, e cila është sponsori kryesor i sigurisë dhe mbrojtjes së Kosovës. Nuk ka dyshim se ky aktivitet i Kurtit është subversiv, nga se siguria nacionale e një shteti varët nga:
    • Marrëdhëniet me aleat (politika e jashtëme);
    • Politika ekonomike;
    • Politika e Mbrojtjes.
      Kjo është formula sipas të cilës funksionojnë shtetet, por radhitja varët prej potencialeve. Shtetet e vogla si Kosova mbijetojnë mbi bazë të faktorit të parë (Marrëdhënjet me aleat) e që për Kosovën kyç është SHBA. Krijimi i klimës antiamerikane te shqiptarët e Kosovës është aksion i shërbimeve inteligjente serbe që fatkeqësisht në vijimësi e ka kultivuar dhe po e kultivon Albini dhe Vjosa;
    1. Nëse Kurti po predikon marrëveshje mossulmimi me Serbinë, kjo krijon dilemën e madhe: se si ai do ta realizoi programin e tij të bashkimit kombëtar? A mos Serbia di t’ia fal trojet shqiptare në Luginën e Preshevës?
    2. Ndonëse gërnaqat janë shumë të lexueshëm, dhe në mbrojtjen që i bëjnë Kurtit duke na sharë në mënyrën më primitive gjysmën e shkronjave nuk i dinë, atyre ju ka ikur pa lexuar përralla e qengjit me ujkun, kur i shkreti duke pirë ujë në rrjedhën e poshtme të lumit i ka turbulluar ujin ujkut. Marrëveshja e mossulmimit me Serbinë ngjason me marrëveshjen ujkut me qengjin.
    3. Çuditem se si Vjosa e cila rrjedh nga një familje me traditë ushtarake nga babai dhe nga burri nuk ndikon si komandant suprem për t’i ruajtur ekuilibrat e sigurisë për Kosovën. Sigurisht që babai i saj si punëtor i vojniosekut ka ndjekur trajnime bazike nga oficerët KOS-i për aktivitetet subversive në drejtim të RSFJ. Gjithashtu edhe buri i saj gjatë trajnimeve si oficer-nënkrronel ka njohuri bazike për aktivitetet shkatërruese të shërbimeve inteligjente armiqësore me aleatët.
      Nga krejt kjo e rëndësishme është që gërnaqat të kënaqen duke i sharë SHBA dhe personalitetet e tyre shtetërore, neve që mundohemi të kultivojmë miqësinë më SHBA, e që është postulat i mbijetesës së Kosovës dhe, planet serbe për konflikt të Kosovës me SHBA të avancojnë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Op-Ed
    16 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark