Organi kryesor klerikal i Arabisë Saudite e ka ndalur lojën telefonike Pokemon Go, duke thënë se kjo lojë është shumë e ngjashme me bixhozin dhe se karakteret e lojës janë të bazuara në teorinë e Darwinit për evolucionin.
Po ashtu, sipas këtij organi, loja bart simbole të feve dhe organizatave devijonte, siç është sionizëm ndërkombëtar dhe Izraeli, krye të krishtere, Frankmasoneria, si dhe simbole nga feja vendase japoneze, Shinto, shkruan Mail, përcjell Express.
Edhe pse aplikacioni Pokemon Go ende nuk është zyrtarisht i disponueshëm për shkarkim në Arabinë Saudite, shumë persona e kanë shkarkuar atë ilegalisht./Insajderi.com