Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Tepelenë, ku një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një banesë duke u marrë jetën dy personave, njofton Top Channel.
Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur në lagjen “15 Shtatori”, në banesën e shtetasit me inicialet G.Sh.
Për pasojë ka gjetur vdekjen bashkëshortja e tij, e identifikuar me inicialet E.Sh, si dhe djali i tyre 6 muajsh.
Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitë zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e zjarrit, për të nisur më pas një hetim për zbardhjen e shkaqeve.
Paraprakisht dyshohet për një rrjedhje nga një bombul gazi.