Tërheqja taktike e Thaçit për projektligjin për ushtrinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërheqja taktike e Thaçit për projektligjin për ushtrinë

    Insajderi
    07 April 2017 - 19:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka tërhequr të premten zyrtarisht projektligjin e tij për shndërrimin e FSK-së në një ushtri.

    Kjo tërheqje e tij vije në kohën kur Qeveria e Kosovës kishte ende afat për ta dërguar projektligjin për votim në Kuvend, ku një dështim për ta votuar nënkupton dorëheqjen automatikisht të presidenti.

    Pasi që kishte propozuar formimin e ushtrisë përmes projektligjit, Thaçi ishte zotuar se nëse ky projektligj nuk votohet në Kuvend, ai do të dorëhiqej.  Këtë deklaratë ai e kishte bërë pasi që kishte siguruar mbështetjen e ish-partisë së tij por edhe të partive të koalicionit, Vetëvendosjes, AAK-së e Nismës.

    Megjithatë, LDK që udhëheq qeverinë ishte treguar e rezervuar ndaj kësaj nisme, marrë parasysh kundërshtimin që i kishte bërë NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    LDK, që është rivali kryesor i PDK-së në skenën politike të vendit, ka pasur mundësi që këtë projektligj ta dërgojë në kuvend ku do të sfidohej seriozisht posti i presidentit të vendit./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark