"Tërheqja urgjente e kryetarëve të rremë" - Vuçiq deklarohet pas takimit me QUINT-in - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    “Tërheqja urgjente e kryetarëve të rremë” – Vuçiq deklarohet pas takimit me QUINT-in

    Insajderi
    30 May 2023 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, sot e kanë vizituar përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it, të cilët kanë biseduar me të për zhvillimet aktuale në Kosovë.

    Vuçiq ka shkruar në llogarinë në Instagram se gjatë takimit ai ka theksuar se “veprimet e njëanshme të Prishtinës çojnë në dhunë ndaj komunitetit serb”.

    “Kjo na largon nga paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në rajon. Tërheqja urgjente e kryetarëve të rremë të komunave dhe pjesëtarëve të të ashtuquajturave forca speciale policore të Prishtinës është kusht për ruajtjen e paqes në Kosovë dhe Metohi”, ka shkruar Vuçiq në Instagram, por nuk ka përmendur se cili është qëndrimi i përfaqësuesve të vendeve të KUINT-it në lidhje me këtë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark