×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Tërhiqen nga tregu kamerat e përdorura nga hakerat

    Insajderi
    25 October 2016 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ekspertët e sigurisë kibernetike dhe autoritetet amerikane deklarojnë nga hetimet paraprake se në sulmin më masiv të regjistruar ndonjëherë në historinë e internetit, janë përdorur edhe kamerat e shtëpive.

    Pjesa më e madhe e këtyre kamerave inteligjente i takojnë kompanisë kineze Hangzhou Xiongmai. Edhe vetë kjo e fundit e ka pranuar këtë tashmë dhe ka nisur që të tërheqë produktet e infektuara në tregun amerikan.

    Ekspertët thonë se autorët e sulmit shfrytëzuan fjalëkalimin e lehtë me të cilin kjo kompani hedh në treg këto kamera duke shumëfishuar fuqinë e sulmit të tyre, që çorientoi për thuajse dy orë gjigantët e teknologjisë.

    Pavarësisht se ka vendosur të tërheqë nga tregu këto kamera, kompania Hangzhou Xiongmai thotë se nuk ka asnjë përgjegjësi në sulm, duke e kaluar këtë përgjegjësi tek klientët e saj, të cilët, sipas kompanisë, nuk duhet të linin fjalëkalimin me të cilin dalin nga fabrika kamerat e saj.

    “Siguria është një problem madhor në fushën e teknologjisë, internetit dhe pajisjeve inteligjente. Të gjitha kompanitë e mëdha janë përballur me sulme të ndryshme kibernetike dhe as ne nuk u trembemi këtyre sulmeve”, deklaroi kompania.

    Sulmi pirat goditi faqet më në zë të internetit, si Twitter, “Financial Times”, Spotify, Reddit, e-Bay dhe “New York Times”. Bllokimi zgjati përreth dy orë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark