Tërhiqet Ardian Kastrati, fshin postimin skandaloz ndaj Vjosa Osmanit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërhiqet Ardian Kastrati, fshin postimin skandaloz ndaj Vjosa Osmanit

    Insajderi
    04 April 2021 - 22:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti Ardian Kastrati ka fshirë nga profili i tij në Facebook një postim përmes së cilit ka fyer Vjosa Osmanin.

    Pasi u bë lajm nga të gjitha media, e u shpërnda gjithandej, Kastrati u tërhoq nga postimi

    “Gjithmonë më ka pëlqyer shumë satira e Faik Konicës. Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot: ‘…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit’”, ka shkruar ai.

    Ndaj këtij postimi reagoi pak më parë Vlora Çitaku, ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo e cilësoi të pahijshëm veprimin e Kastratit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark