Tërhiqet nga rendi i ditës së Kuvendit, ligji për kinematografinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërhiqet nga rendi i ditës së Kuvendit, ligji për kinematografinë

    Insajderi
    04 August 2016 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    U larguar nga rendi i ditës së seancës së Kuvendit diskutimi për ligjin për kinematografinë, për të cilin ishte paraparë leximi i dytë në këtë seancë parlamentare.

    Kjo u bë pas kërkesës së ministrit të Kulturës, Kujtim Shala, pasi që komuniteti artistik në Kosovës ishin adresuar ankesave duke e cilësuar si draftin ekzistues të këtij ligji si pengues për kinematografinë në vend.

    “Mendojmë se ne ende mund të punojmë që ligji të përmirësohet dhe të jetë më i dobishëm” ka thënë ministri Shala në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

    Emra të njohur të kinematografisë, prej drejtorit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku e deri tek Shoqata e Producentëve të Kosovës gjatë së mërkurës u kishin bërë thirrje për deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos ta votojnë Projektligjin për Kinematografi. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark