Tërhiqet nga tregu i Maqedonisë së Veriut ky lloj i çokollatës “Milka”, dyshohet për prani të pjesëve plastike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërhiqet nga tregu i Maqedonisë së Veriut ky lloj i çokollatës “Milka”, dyshohet për prani të pjesëve plastike

    Insajderi
    08 March 2024 - 13:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çokollata “Milka Oreo” prej 37 gramësh po tërhiqet nga dyqanet për shkak të pranisë së pjesëve plastike, njofton Agjencia e Ushqimit të Maqedonisë.

    Çokollata bar prodhohet në “Mondelez Polska Porduction SP ZOO”, ndërsa importohet nga operatori ushqimor “TD Nelt”.

    Javë më parë ky produkt ishte larguar nga tregu edhe në Kroaci, për shkak të dyshimeve për prani të pjesëve plastike.

    Konsumatorët që kishin blerë dhe nuk kishin konsumuar produktin, ishin rimbursuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark