Tërhiqet Prindon Sadriu, fshinë statusin skandaloz kundër mediave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërhiqet Prindon Sadriu, fshinë statusin skandaloz kundër mediave

    Insajderi
    09 February 2022 - 00:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prindon Sadriu ka hequr para pak ore nga adresa personale në rrjetin social “Facebook” postimin e bërë kundër mediave të cilat i quajti “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.

    Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, është përfshirë në skandalin e shpenzimeve të naftës. Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndonëse që nga viti 2012 jeton në Prishtinë, ka marrë para për shpenzimet e rrugës, duke mashtruar se jeton jashtë kryeqytetit.

    Këto të dhënat duke se e kanë prekur, bashkëshortin e presidentes, Prindon Sadriun i cili ka shpërthyer në ofendime.

    Burri i presidentes Osmani, Prindon Sadriu, zgjodhi që sonte të sulmojë mediat në një formë agresive, duke i quajtur ato “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.

    Pas reagimeve të shumta në postimin e e tij të bërë në Facebook, ku mori komente negative nga qytetarët për gjuhën e përdorur, ai zgjodhi të tërhiqet duke e fshirë statusin e tij skandaloz që kishte bërë kundër mediave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark