Sot është hedhur shorti për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Në Ligën C, Kosova do të jetë në grupin e dytë, bashkë me Rumaninë, Qipron dhe fituesin e ndeshjes Lituani-Gjibraltar.
Në Ligën B, Shqipëria është në grupin e parë, së bashku me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.
Ndërsa, në Ligën A, në grupin e katërt, Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit do të përballet sërish me Serbinë. Përveç këtyre dy ekipeve, në këtë grup janë edhe Spanja dhe Danimarka.
Ndeshjet e edicionit të ri të Ligës së Kombeve nisin në muajin shtator.