Tërmet i fuqishëm në Japoni, ku ishte epiqendra - Insajderi
×

Tërmet i fuqishëm në Japoni, ku ishte epiqendra

Insajderi
03 June 2024 - 15:36
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në orën 6:31 të mëngjesit të sotëm, një tërmet me magnitudë 6, goditi provincën Ishikaëa të Japonisë mëngjesin e kësaj të hëne. Tërmeti u regjistrua në qytetin Suzu në bregun verilindor të Gadishullit Noto, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.

Gadishulli i Notos u godit nga një tërmet me magnitudë 7.6 në ditën e Vitit të Ri, i cili vrau 260 njerëz.

Më shumë se 3,000 njerëz, ende jetojnë në strehimoret e evakuimit.

Lëkundjet e reja u regjistruan në një thellësi prej 10 kilometrash dhe nuk shkaktuan paralajmërim për cunami.

Të paktën pesë shtëpi u dëmtuan në qytetin historik Ëajima, raportoi Kyodo Neës me bazë në Tokio.

Deri më tani nuk raportohet për të vdekur apo të lënduar.

Lëkundjet u ndjenë në të gjithë Ishikaëa dhe në provincat fqinje duke përfshirë Fukui dhe Niigata.


OP-ED
Nga Rubrika
Op-Ed
26 February 2021
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark