×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tërmet në Bosnje e Hercegovinë, kaq shkallë ishte

    Insajderi
    02 July 2024 - 13:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tërmet është raportuar se ka goditur rajonin e Zenicës në Bosnje e Hercegovinë.

    Tërmet kishte fuqi prej 3.6 shkallë të Rihteri.

    Sipas qendrës evropiane sizmologjike EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 17 kilometra në veri të Zenicës në një thellësi prej 9 kilometrash.

    Banorët e Zenicës dhe të rajonit përreth kanë ndjerë lëkundjet e tokës, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

    Qytetarëve u është kërkuar të kenë kujdes, dhe u rekomandohet t’i përmbahen masave të sigurisë në rast të ndonjë tërmeti tjetër.

    Zenica ndodhet në një zonë sizmologjike aktive, kështu që tërmetet si ky janë relativisht të zakonshme.

    Ekspertët kujtojnë se është e rëndësishme të qytetarët të jenë të përgatitur, dhe të dinë se si të veprojnë gjatë dhe pas një tërmeti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark