×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tërmet në Shqipëri

    Insajderi
    24 October 2021 - 12:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tërmet me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter ka lëkundur Shqipërinë mëngjesin e së dielës.

    Siç raporton Top-Channel, epiqendra ka qenë në Himarë, ndërsa thellësia e tij është përllogaritur vetëm dy kilometra.

    Fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale dhe persona të lënduar.

    Javët e fundit vendi ynë ka regjistruar lëkundje të herëpashershme sizmike, ku më e forta u përllogarit disa ditë më parë në Lezhë, raporton Top-Channel.

    Tërmeti që ra në orët e mbrëmjes në Lezhë ishte 5.0 i shkallës Rihter dhe frikësoi banorët, të cilët kanë dalë me shpejtësi nga shtëpitë e tyre.

    Lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë, por fatmirësisht nuk u raportuan dëme materiale, apo persona të lënduar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark